Përfshihu

Solution D – Product Lead 

Solution D Medical është partner i Terumo Corporation dhe operon në distribuimin e produkteve të avancuara mjekësore në Kosovë.

Po kërkojmë një profil të motivuar dhe karizmatik, për rolin Product Lead – TERUMO, i cili kombinon punën në terren, marrëdhëniet profesionale dhe zhvillimin e shitjes.

Përgjegjësitë kryesore

  • Prezantimi dhe promovimi i produkteve tek profesionistët shëndetësor
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientë
  • Identifikimi i mundësive të reja për zhvillim të shitjes
  • Menaxhimi i stokut dhe furnizimit
  • Monitorimi i tregut, çmimeve dhe konkurrencës
  • Organizimi i trajnimeve dhe aktiviteteve profesionale
  • Raportimi i rregullt mbi aktivitetet dhe performancën

Kualifikimet dhe profili

  • Aftësi të forta komunikimi dhe prezantimi
  • Karizëm dhe aftësi për të krijuar besim
  • Qasje profesionale në punë me mjekë dhe staf shëndetësor
  • Interes ose përvojë në fushën mjekësore, farmaceutike ose shitje teknike
  • Aftësi organizative dhe menaxhim i proceseve të shumta
  • Proaktivitet dhe përgjegjësi në punë
  • Gatishmëri për punë në terren dhe fleksibilitet

Çka ofrojmë

  • Punë me produkte të avancuara mjekësore
  • Kontakt të drejtpërdrejtë me profesionistë shëndetësor
  • Ambient profesional dhe kërkues
  • Mundësi reale për zhvillim dhe avancim

Lokacioni: Prishtinë
Afati për aplikim: 26 Maj (23:59)
Aplikimi: LINK

Menu