Solution D Medical furnizon spitalin e Gjakovës me gjeneratorin elektrokirurgjikal MEGADYNE™ nga Ethicon/Johnson&Johnson.
Gjeneratori elektrokirugjikal MEGADYNE™ siguron modalitete të ndryshme monopolare për prerje dhe koagulim si dhe modalitetet bipolare për një gamë të gjerë aplikimesh kirurgjikale.
MEGADYNE™ së bashku me të gjitha pajisjet përcjellëse i përkasin teknologjisë së fundit në elektrokirurgji, e përkushtuar që të ndihmojë në avancimin e sigurisë së sallës së operacionit për pacientët dhe stafin kirurgjik.
Me këtë furnizim është liferuar edhe elektroda kthyese MEGADYNE™ MEGA SOFT™, e vetmja e këtij lloji në treg, e cila është e lehtë për t’u përdorur, është për shumë përdorime dhe është e projektuar për të rritur nivelin e sigurisë së pacientit në sallat e kirurgjisë.
Recent Comments