Solution D realizoi me sukses projektin e dozimetrisë në Institutin e Mjekësisë së Punës në Gjakovë. Ky projekt përfshiu furnizimin dhe instalimin e pajisjeve të avancuara nga RadPro International GmbH, Gjermani, për monitorimin e ekspozimit ndaj rrezatimit jonizues, duke ofruar mbrojtje të përmirësuar për punonjësit e ekspozuar. Pajisjet kryesore të përdorura përfshijnë gjeneraten e fundit të lexueseve myOSLraser 4.0, si dhe detektoret myOSLdosimeter 4.0 me katër detektorë Beryllium Oxide për monitorim të saktë të rrezatimit X dhe Gamma.
Sistemi i ri, që përfshin softuer të specializuar për menaxhimin e të dhënave, siguron raportim të detajuar për çdo punonjës, duke rritur sigurinë dhe efektivitetin e monitorimit.
Falënderojmë partnerët tanë dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Recent Comments