Solution D, së bashku me përfaqësues të markës botërore Terumo, bëjnë prezantimin e gamës së gjërë të produkteve mjekësore të kësaj marke tanimë edhe në Kosovë!
Ekipi i markës së mirënjohur botërore Terumo, arrijnë tanimë edhe në Kosovë, ku së bashku me Solution D, si përfaqësues i autorizuar, bëjnë prezantimin e gamës së gjerë të produkteve nga kjo markë japoneze.
Terumo, e cila është e përkushtuar për inovacion të vazhdueshëm dhe cilësi te jashtëzakonshme të produkteve të saj, u mirëprit nga stafi mjekësore në vendin tonë.
Llojllojshmëria e produkteve cilësore për angjiografi, kardiologji dhe sistemet kardiovaskulare, transfuzion, teste klinike dhe monitorimin e pacientit, përputhet me standardet më të larta në botën mjekësore.
Në portfolion e gjerë të Terumo-s përfshihen produkte për procedura intervente si stenta, balon kateterë për angjioplasti, kateterë diagnostik, mikrokateterë, tela udhërrëfyes “guidewires”, etj.
Recent Comments