Stenti Ultimaster Tansei nga brendi Terumo u prezantua në praninë e profesionistëve shëndetësor si një zgjidhje inovative për Kardiologjisë Invasive.
Ky stent, me dizajn të strukturuar hollë dhe polimer që lëshon ilaç, siguron një furnizim dhe pranueshmëri optimale ndaj enëve të gjakut. Ky inovacion synon të ndalojë rritjen e qelizave të muskulit të butë përmes lëshimit të një ilaçi anti-proliferativ në kohë.
Prezentimi gjithashtu theksoi rëndësinë e sigurimit të materialeve mjekësore cilësore në spitalet për kujdesin e pacientit dhe standardet e sigurisë.
Investimi në këto materiale promovon precizionin dhe saktësinë në trajtim, duke çuar në rritjen e normave të rimëkëmbjes së pacientit dhe duke zvogëluar kostot e mirëmbajtjes dhe kohën e daljes nga spitali.
Në përfundim, nën moton “Zotërimi i kompleksitetit, Është Thjeshtësia” u përshkrua qëllimi për të sjellë një zgjidhje të avancuar në fushën e Kardiologjisë Invasive, duke i dhënë rëndësi thellimit të procesit dhe ndjekjes së një rrugë të thjeshtë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor.
Recent Comments