Solution D bënë dhurimin e lodrave për Shoqatën “Down Syndrome Kosova”, me qëllim për të dhuruar çaste gëzimi, lumturie dhe motivimi për fëmijët.
Donacioni u mirëprit me shumë ngrohtësi nga fëmijet anëtarë të shoqatës dhe prindërit e tyre dhe u dedikua për përkrahjen e aktiviteteve të Shoqatës. Donacioni u pranua nga udhëheqësja e departamentit të administratës së kësaj shoqate, Zj. Arnella Hoxha.
Ndër llojet e lodrave të dhuruara kishte lodra edukative, kreative, figura aksioni, kukulla, lodra prej druri, makina dhe lodra të kontrolluara me radio frekuencë, lodra ndërtimi, lodra të programeve festive/dekorative etj.
Përfaqësuesitë e Shoqatës Down Syndrome Kosova theksuan se ky është një aktivitet shumë domethënës për shoqatën e tyre, sidomos për grupin e fëmijëve, për mbështetjën e punës dhe aktivitetet në programin zhvillimor të këtyre fëmijëve.
Solution D do të vazhdoj me përkrahjen e Shoqatës “Down Syndrome Kosova” edhe në të ardhmën.
Recent Comments