SOLUTION D MEDICAL shpall KONKURS
Titulli i vendit të punës: Agjent-e e shitjes / përfaqësues-e mjekësore
Detyrat Kryesore & Përgjegjësitë:
- Siguron shitjen e produkteve nga portofoli i Kompanisë (produkte medicinale);
- Në mënyre aktive viziton mjekët dhe institucionet shëndetësore për të bërë prezantimin e produkteve të cilat tregton Kompania;
- Mban të informuar lidhur me risitë në vazhdimësi klientët ekzistues;
- Hulumton klientët e ri potencial;
- Planifikon stoqet e produkteve për shitje;
- Përgatitë ofertat bazuar në kërkesat e klientëve;
- Përgatitë prezantime dhe përfaqëson kompaninë në evente dhe media të ndryshme;
- Planifikon dhe përgatitë porositë e produkteve sipas nevojës duke mbajtur korrespondencën e rregullt me prodhuesin;
- Përgatit raportet e nevojshme për menaxhmentin;
Arsimimi, Eksperienca e Punës dhe Aftësitë e Kërkuara:
- E preferuar diplomë universitare në marketing, ekonomi, mjekësi ose të ngjashme;
- Përvojë pune në sektorin e shitjes / marketingut minimum 3 vite;
- Njohuri të gjuhës angleze, e domosdoshme;
- Të ketë patent shoferi të kategorisë B;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
- Qasje profesionale dhe pozitive në komunikim me palët bashkëpunuese;
- Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive;
- Mosha e preferuar +40.
Kandidatët e interesuar për këtë pozitë duhet të dorëzojnë dokumentet të listuara si mëposhtë, përmes postës elektronike, në e-mail: sales@solutiond.net.
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
- Letër Motivuese;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Data e fundit për aplikim është deri me 10.05.2022.
Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Recent Comments