Solution D, në përkrahje të Kongresit të Dytë Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës, me të ftuar dhe ligjërues ndërkombëtar.
Edhe këtë herë, Solution D prezentoj gamën e gjerë të produkteve nga fusha e Kirurgjisë, me fokus në risitë dhe inovacion nga brendet botëror Ethicon dhe Marflow.
Interesimi i pjesëmarrësve ishte i madh sidomos për penjët e ndryshëm kirurgjikal, staplerët për procedura të hapura dhe të mbyllura kirurgjike, pajisje elektrokirurgjikale, rrjetët abdominale dhe për inkontinencë, hemostatikët, materialet për endoskopi etj.
Përkrahja në avansimin e procedurave mjekësore në Kosovë vazhdon!
Recent Comments